Tre persona kanë humbur jetën pas sulmit rus me bombë në një maternitet në Mariupol të Ukrainës.
“Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, njofton Këshilli i qytetit, raporton CNN – transmeton Gazeta Sinjali.
Shtrirja e plotë e viktimave është e paqartë, por raportet paraprake thanë se të paktën 17 persona u plagosën nga bombardimet.