Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një aksident mes dy veturave ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.
Nga ky aksident kanë pësuar lëndime tre persona të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara tre (3) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha ai. /Gazeta Sinjali/