image Tre të lënduar në një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë - Prishtinë

Kosovë

Komunikacion/ Tre të lënduar në një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë

news image

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.

Raportohet se personat e përfshirë në aksident kanë kërkuar tretman mjekësor, transmeton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë, zona e  Vushtrisë. Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku  si pasojë e lëndimeve të pësuara tre   persona kanë kërkuar trajtim mjekësor”, ka thënë Zahiti./Gazeta Sinjali/