image Tre të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Siguri

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:20 në rrugën Ilir Konushevci, në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka bërë të ditur për Sinjalin zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:20, në rrugën “Ilir Konushevci” ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit,ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, thuhet në përgjigjjen e policisë.

Ndërkaq, pas aksidenteve të fundit me shumë viktima Policia e Kosovës ka filluar një kampanjë vetëdijesuese për sigurinë në trafik.

“APEL NGA POLICIA:

KUJDES!

Respekto rregullat e trafikut!

Shpëto jetë!

Shpejtësia vret!”

Ky ka qenë mesazhi nga policia që iu ka shkuar sot në telefon të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Kosovë janë regjistruar 25 aksidente trafiku me të lënduar, 35 aksidente ku ka pasur dëme materiale, derisa janë shqiptuar rreth 2 mijë tiketa. /Gazeta Sinjali/