image Tre të lënduar në një aksident trafiku në Pejë

Siguri

Siguri/ Tre të lënduar në një aksident trafiku në Pejë

news image

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në Pejë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:17, transmeton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, e ka konfirmuar rastin.

Ibraj ka thënë se vetura ka dalë nga kontrolli dhe ka hyrë në një objekt. Sipas tij, tre persona janë dërguar për tretman mjekësor, si dhe ka thënë se policia po merret me rastin./Gazeta Sinjali/