image Tre të lënduar në një aksident trafiku në hyrje të Vushtrrisë

Siguri

Tre të lënduar në një aksident trafiku në hyrje të Vushtrrisë

news image

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një kamion.

Zahiti tha se tre të lënduarit kanë pranuar ndihmë mjekësore./Gazeta Sinjali/