Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur para pak minutave në fshatin Kçiq të Mitrovicës.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në rrugën nacionale, saktësisht në fshatin Kçiq. Si pasojë e aksidentin tretman mjekësor kanë kërkuar tre persona”, ka thënë Zahiti./Gazeta Sinjali/