image Tre të lënduar në aksidentin në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, vetura përfundon jashtë rrugës

Siguri

Tre të lënduar në aksidentin në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, vetura përfundon jashtë rrugës

news image

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mbrëmjen e së dielës në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:40, në segmentin rrugor nëpër fshatin Sllatinë, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për Sinjalin ka konfirmuar se tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, ka deklaruar Zahiti.

Policia po vazhdon hetimet për të përcaktuar se çka ka çuar deri te vetaksidenti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/