Një person ka qenë cak i një tentim vrasjeje afër pompës së derivateve “HIB Petrol” në Bresje të Fushë-Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali merr vesh nga burimet brenda prokurorisë se tre të dyshuar e kanë sulmuar fizikisht me thika.
Të dyshuarit i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Këto burime i kanë thënë gazetës se tre personat e dyshuar, të cilët dje pasdite tentuan ta vrasin një person, janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/