image Tre të dehur e rrahin një person në Mitrovicë

Tre të dehur e rrahin një person në Mitrovicë

news image

Mbrëmjen e 1 shtatorit, rreth orës 22:42, policia ka arrestuar tre persona në rrugën “Llolla Ribar” në Mitrovicë, të cilët dyshohet se kanë sulmuar një person tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të lëndimeve të marra, policia njofton se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, të dyshuarit kishin qenë në ndikim të alkoolit.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/