image Tre shqiptarë në ekipin e Dua Lipës në FIFA 21

Futboll

Tre shqiptarë në ekipin e Dua Lipës në FIFA 21

news image

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa i ka zgjedhur tre futbollistë shqiptarë në ekipin e saj në FIFA 21, përcjellë Sinjali Sportiv.

Ky ekip përbëhet nga yje si Diego Maradona dhe Virgil Van Dijk, por jo edhe dy futbollistët më të famshëm të dy dekadave të fundit, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

Ylli i muzikës pop debutoi në videolojën e futbollit në fillim të këtij viti bashkë me shumë të famshëm të tjerë si pjesë e promovimit të versionit të lojës “Volta GroundbreakersFituesja e çmimeve Grammy është kthyer tani për ta zgjedhur ekipin e vet në FIFA 21, në të cilin i ka përfshirë Milot Rashicën dhe Amir Rrahmanin nga Kombëtarja e Kosovës dhe Granit Xhakën nga Kombëtarja e Zvicrës.

Pjesë e ekipit të saj janë edhe dy lojtarë të tjerë të Arsenalit, sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang dhe Saka.

Yje të tjera në 11-shën e saj janë edhe legjenda e Argjentinës Diego Armando Maradona, i cili vdiq para tri javëve, si dhe futbollistët e Liverpoolit Virgil van Dijk, Alisson, Trent-Alexandre Arnold dhe Philips.
Volta 21 është versioni “street football” i lojës së famshme FIFA. Ky është edicioni i dytë i saj.

/Sinjali Sportiv/