image Kapen tri nëna duke kërkuar lëmoshë me fëmijët e tyre, shoqërohen në polici

Siguri

Kapen tri nëna duke kërkuar lëmoshë me fëmijët e tyre, shoqërohen në polici

news image

Në rrugët e qyteteve të Kosovës hasim në personat që kërkojnë lëmoshë, ku shpeshherë ata në shoqërinë e tyre kanë edhe fëmijët e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Përgjatë 24 orëve të fundit në polici janë raportuar tre raste kur nënat kanë marrë fëmijët e tyre për të kërkuar lëmoshë.

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është ndaluar nga policia një grua pasi që e njëjta me fëmijën e saj të mitur kanë kërkuar lëmoshë.

Rasti i njëjtë ka ndodhur dje edhe në Prizren, ku një grua është shoqëruar në stacionin policor pasi që e njëjta me fëmijën e saj po kërkonin lëmoshë.

Edhe në Pejë në Qarshi, dje është ndaluar një grua duke kërkuar lëmoshë së bashku me fëmijën e saj.

Të tre rastet janë iniciuar në polici si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”. /GazetaSinjali/