Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur me koronavuris. Eugena Tomini, nga ISHP në një dalje për mediat tha se ditën e djeshme janë testuar edhe 3 raste të tjera të dyshuara me koronavirus, por nga testi i analizave rezultuan negativ.
“Dje janë testuar 3 raste të dyshuara me koronavirus, por rezultuan negativ. Nga periudha e sh shfaqjes në Kine deri dje 29 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ”, u shpreh Tomini.
Ndërkohë nga survejanca e përforcuar task forca thekson se po kryhet monitorimi i temperaturës për udhëtarët. Ndërsa rekomandohet për personat që kanë udhëtuar nga zonat e prekura të vetëkarantinohen.
“Ministria e Shëndetësisë rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekur apo që kanë pasur kontakt me persona të infektuar të vetëkarantoniohen për 14 ditë”, tha Tomini në një deklaratë për mediat. /Gazeta Sinjali/