COVID-19

Të infektuar

1038

Të shëruar

791

Të vdekur

30

Aktualitet/ Tre raste me koronavirus – Komuna e Prizrenit thërret mbledhje të jashtëzakonshme

news image

Nga 224 rastet e konfirmuara deri tani në Kosovë, tre prej tyre janë nga Komuna e Prizrenit.

Ani pse kjo komunë qëndron larg më mirë se komunat e tjera për nga numri i të prekurve, udhëheqësia e saj ka thirrur sot një mbledhje të jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit të komunës, kjo mbledhje fillon në ora 10:00 dhe temë diskutimi do të jetë pikërisht gjendja e kësaj komune në përballje me koronavirusin.

Ndryshe, deri tani në Kosovë janë konfirmuar 224 raste, prej të cilëve 37 janë shëruar dhe 6 kanë ndërruar jetë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin