Tre punëtorë janë rrëzuar nga skelet, derisa ishin duke punuar në një objekt ndërtimi në rrugën Lec Gradica në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë njëri nga të rrëzuarit ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e QKUK-së, pasi i njëjti ishte lënduar në dy këmbët.
Viktima ende gjendet në QKUK dhe po vazhdon tretmanin mjekësor.
Policia tutje ka bërë të ditur se ata për rastin janë njoftuar nga Qendra Emergjente e QKUK-së.
Kurse, pronari i firmës së ndërtimit është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Rasti në polici po hetohet si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse”./Gazeta Sinjali/