image Tre persona vdesin nga COVID-19

Shëndetësi

Tre persona vdesin nga COVID-19

news image

Brenda 24 orëve të fundit, tre persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes. /GazetaSinjali/