Policia njofton se dje në Obiliq ka ndodhur një rrahje, motivi dyshohet të jetë një gyp i kanalizimit, raporton Gazeta Sinjali.
Për këtë rast janë arrestuar dy persona, një tjetër ka pësuar lëndime trupore.
“Rruga “Ajet Mjeku”Obiliq, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi pas një mosmarrëveshje për vendosjen e një gypi të kanalizimit janë konfrontuar fizikisht në mes vete. Në ndërkohë është përfshirë edhe i dyshuari i tretë (vëllai i njërit prej të dyshuarve). Me vendim të prokurorit kujdestar dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/