Një sulm me thikë ka ndodhur sot në një tren në Gjermani, ku si pasojë e kësaj tre persona kanë mbetur të lënduar.
Treni po lëvizte mes qyteteve Regensburg e Nuremberg të shtunën herët në Gjermani, raportoi gazeta gjermane, “Bild”.
Policia e ka arrestuar personin që ka kryer sulmin, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Sinjali.
“Ka pasur një sulm në një tren ICE (Intercity-Express) dhe policia menjëherë më pas arrestoi një person mashkull dhe disa njerëz u plagosën,” tha një zëdhënës i autoritetit policor të Oberpfalz.
Sulmi ka ndodhur sot rreth orës 8 e 30 minuta afër Neumarkt-it dhe treni është ndalur në Seubersdorf, në jug të Nurembergut, raportoi “Bild”. /GazetaSinjali/