image Tre persona sulmojnë dhe grabisin një tjetër në Podujevë

Siguri

Tre persona sulmojnë dhe grabisin një tjetër në Podujevë

news image

Ditën e djeshme janë arrestuar tre persona në Podujevë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë grabitur një person, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuarit fillimisht kishin sulmuar viktimën dhe më pas me forcë kishin marrë nga ai 50 euro.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë rreth orës 15:00. /Gazeta Sinjali/