image Tre persona sulmohen nga qentë endacakë në Prishtinë
[wp-story id="814678"]

Sociale

Tre persona sulmohen nga qentë endacakë në Prishtinë

news image

Tre qytetarë janë sulmuar nga qentë endacakë sot në lagjen “Mati 1” në Rrugën C, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një banore e asaj pjese, sipas të cilës, njëri nga qytetarët është kafshuar nga qentë, nderisa dy të tjerë kanë arritur t’u shpëtojnë sulmeve me ndihmën e disa kalimtarëve të rastit.

Ajo thotë se të gjithë ngjarjen e ka parë nga ballkoni i banesës së saj, derisa ka kërkuar përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës dhe kryetari Shpend Ahmeti.

“Veç sot, në rrugën C, prej ballkonit i pashë tre persona të ndryshëm që janë sulmuar nga një grumbull qenësh…të parin e kanë kafshu goxha shumë, e dy të tjerë shpëtuan prej njerëzve që ju ndihmuan. A ka dikush përgjegjësi në këtë komunë a jo? Tmerr. Për momentin kush po kalon po e sulmojnë”, ka shkruar ajo në grupin publik në Facebook “Network Prishtina”, në të cilin janë 36, 747 anëtarë. /Gazeta Sinjali/