image Tre persona në rrezik për jetë në QKUK nga mungesa e barnave për grip

Kosovë

Shëndetësi/ Tre persona në rrezik për jetë në QKUK nga mungesa e barnave për grip

news image

Jeta e tre pacientëve në QKUK është e rrezikuar nga gripi sezonal për shkak të mungesë të barit Tamiflu, i cili konsiderohet bazik në rastet e këtij gripi.

Mungesën e këtij bari e ka konfirmuar edhe infektologu i Klinikës Infektive, Valbon Krasniqi, i cili tha se këtë bari është dashur që pacientët ta sigurojnë vetë, pasi ka mungesë të tij.

Ndërkaq sipas infektologut Krasniqi, Tamiflu zakonisht përdoret në fazat e hershme të gripit, pasi në fazat e mëvonshme nuk ka efekt të madh.

“Aktualisht në klinikën tonë të konfirmuar që janë ë prekur nga gripi sezonal kemi tri raste dhe për fat të keq që të tria janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Dy prej tyre janë në një gjendje shumë më të rëndë dhe janë të intubuar të lidhur për aparatin respirator pasi nuk mund të marrin frymë vetvetiu, ndërsa si një rast tjetër edhe ajo në gjendje të rëndë megjithatë ende është me oksigjen dhe me terapi tjetër’’, ka thënë Tahiri.

Lidhur me mungesën e barit Tamiflu, zyra për informim e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës përmes një shkrese ka thënë se tani ky produkt medicinal është në fazën e prokurimin, dhe në momentin e kontraktimit do i shpërndahet Klinikës Infektive.

Ndërsa, ditë më parë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka njoftuar se prej 1 tetor 2019 deri më 5 janar 2020, janë raportuar gjithsej 16 mijë e 588 raste të dyshimta në grip, 2 mijë e 931 raste infeksione respiratore akute dhe 13 raste me infeksion të rëndë respirator akut./ Gazeta Sinjali/