image Tre persona e rrahin borxhliun në Fushë Kosovë

Siguri

Tre persona e rrahin borxhliun në Fushë Kosovë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dje në Fushë Kosovë, të cilët dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar këtij të fundit lëndime të lehta trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, rrahja ka ndodhur për shkak të një borxhi.

“Rr. Dardania, Fushë Kosovë 16.10.2020 – 15:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovarë pasi të njëjtit gjatë një përleshje fizike kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull/kosovar dhe i njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore për të cilat posedon raport mjekësor. Rasti ka ndodhë si pasojë e një borxhi”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Në këtë raport po ashtu njoftohet se me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/