image Tre persona e bëjnë për spital një polic në Pejë

Siguri

Tre persona e bëjnë për spital një polic në Pejë

news image

Sot rreth orës 16:15 në Pejë, tre persona të panjohur kanë sulmuar me mjete të forta një pjesëtar të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se pas sulmit, të dyshuarit kanë ikur nga vendngjarja.

“Sot rreth orës 16:15, në rrugën “Eliot Engël”, afër  Fakultetit të Biznesit, policia është njoftuar për një incident, aty është lënduar një person. Pas sulmit tre personat e pa njohur, kanë ikur nga vendngjarja”, tha ai.

“Të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje, viktima është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është trajtuar dhe bëhet fjalë për një pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, përfundoi Gashi.

/Gazeta Sinjali.