image Tre pasagjerë me leje qëndrimi të falsifikuara zbulohen nga policia në Aeroportin e Prishtinës

Siguri

Tre pasagjerë me leje qëndrimi të falsifikuara zbulohen nga policia në Aeroportin e Prishtinës

news image

Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë tri leje qëndrimi të një shteti tjetër, të cilat dyshohen se janë falsifikuar nga pasagjerët në Aeroportin e Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Dokumentet e para të cilat dyshohen se janë falsifikuar iu gjetën një pasagjeri me inicialet K.K., i lindur në vitin 1997, i cili mëngjesin e sotëm ka prezantuar leje qëndrimin e një shteti tjetër për kalim.

“Realizimi i detyrave dhe autorizimeve ligjore në mënyre mjaft profesionale ka rezultuar që gjatë kontrollimit të dokumenteve, zyrtari policor kompetent ka ngritur dyshimin se leje qëndrimi i prezantuar mund të jetë i falsifikuar dhe e ka dërguar në vijën e dytë të kontrollit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë hetimeve të autoriteteve policore dhe ekzaminimeve të kryera, Policia ka zbuluar dhe identifikuar edhe dy leje qëndrime të të njëjtit shtet, të cilat dyshohen se janë falsifikuar po ashtu./GazetaSinjali/