Tre palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit e Bregun Perëndimor dhe 10 ushtarë izraelitë kanë marrë lëndime pas një sulmi goditjeje me makinë në Jerusalem, teksa tensionet janë shtuar në një prej konflikteve më të rënda të globit, pas publikimit të planit të paqes të sponsorizuar nga SHBA.
Të premten një palestinez sulmoi me makinë një grup ushtarësh izraelitë në Jerusalem, tha nj zëdhënës i ushtrisë, duke shtuar se ushtarët ishin rekrutë të rinj. grupi militant palestinez Hamas lavdëroi sulmin duke e quajtura “operacion heroik”.
Ndërsa në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit nj sulmues hapi zjarr ndaj oficerëve të policisë që po qëndronin pranë hyrjes së Portës së Luanit për xhaminë e muslimanëve al-Aqsa Zëdhënësi i policisë Micky Rosenfeld tha se hyrja në Jerusalem dhe në xhaminë e al-Aqsa u mbyllën për pak kohë pas sulmit.
Grupet militante palestineze Hamas në Gaza dhe Fatah në Bregun Perëndimor kanë bërë thirrje për dy ditë protesta pas publikimit të planit të administratës Trump për Lindjen e Mesme. /Gazeta Sinjali/