image Tre pacientë me koronavirus në QKUK janë në gjendje kritike - Sinjali

Pandemia/ Tre pacientë me koronavirus në QKUK janë në gjendje kritike

news image

Infektologu, Valbon Krasniqi ka thënë se tre pacientë të moshës së shtyer janë në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive në QKUK.

‘’Tre pesona janë në gjendje kritike. Dy nga ta janë të kyqur në aparate respiratore. I treti është në formë tjetër të oksigjenimit. Dy pacientë janë të gjinisë femër, njëra e moshës 72 e tjetra 71 vjeçare, ndërsa një mashkull është i moshës 79 vjeç’’, tha Krasniqi.  

Tutje ai tha se faza më e rënë është faza e javës së dytë pas infektimit dhe se shërimi shkon dy deri në tri javë.

‘’Ka pasur lëvizje të shumta të qytetarëve që potencialisht kanë shpërndarë virusin. Ajo që kemi parë është se vetëm 20-25% që kanë marrë këtë virus duhet të shtrihen në spital. Faza më e rëndë është faza e javës së dytë pas infektimit. Shërimi shkon dy deri në tri javë. Por kemi raste ku shërimi zgjat edhe në gjashtë javë. ‘’, tha Krasniqi për T7.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik para pak minutash ka konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Deri më sot janë shënuar gjithsej 387 raste me 66 yë shëruar e 8 viktima./Gazeta Sinjali/ 


Shpërndaje artikullin