Tre nxënës në qytetin e Podujevës kanë dalë pozitivë për COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Nexhmi Rudari, ushtrues detyre i kryetarit të Komunës.
“Po, tre nxënës kanë dalë pozitivë. Secili prej tyre ka qenë 14 ditë në karantinë dhe pas kryerjes së testit rezultuan pozitivë”, tha Rudari.
“Ata ishin të dyshuar për COVID-19 para dy jave pasi familjarët e tyre kanë dalë pozitivë”, u shpreh ai.
Nxënësit vijnë nga shkolla “Naim Frashëri” në qytet dhe shkolla ekonomike “Isa Boletini”.
Kurse, shkolla e fshatit Dumosh që ka dalë pozitivë dhe një nxënës aty, mësimi do të vazhdojë të mbahet online.
“Nuk mendoj që do të ketë raste të reja me COVID-19 nga nxënësit e tjerë pasi që kemi marrë masat e duhura për parandalimin e virusit”, përfundoi Rudari për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/