image Rudari: Shoferi im është vëzhgues, nuk ma merr mendja që po u bën presion votuesve - Sinjali

Rudari: Shoferi im është vëzhgues, nuk ma merr mendja që po u bën presion votuesve

news image

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, u është përgjigjur akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje, se shoferi i tij, Bekim Rudari, po qëndron në qendrën e votimit në shkollën “Shaban Shala” dhe po u bën presion votuesve, shkruan Gazeta Sinjali.

Nexhmi Rudari për Gazetën Sinjali tha se shoferi i tij është duke e kryer detyrën e tij zyrtare si vëzhgues dhe se nuk beson se ai po i bën presion dikujt.

“Unë nuk e di, ai sigurisht është vëzhgues, në detyrë zyrtare, i caktuar sigurisht prej subjektit politik, po që i bën ai dikujt presion nuk ma merr mendja. Po, është vëzhgues, po nuk e di se në cilën shkollë është. Nuk e di se në cilën shkollë është, vetëm e di që është vëzhgues, sepse sot nuk më ka shoqëruar mua”, tha Rudari./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin