image Tre muaj nga rastet e para me koronavirus në Kosovë, ky është bilanci në të gjitha komunat

Shëndetësi

Tre muaj nga rastet e para me koronavirus në Kosovë, ky është bilanci në të gjitha komunat

news image

Më 13 mars u shënuan dy rastet e para me koronavirus dhe deri më sot janë konfirmuar gjithsej 1 mijë e 437 raste pozitive, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga kjo shifër e përgjithshme, 928 persona janë shëruar, kurse 32 të tjerë kanë ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri i personave të testuar për COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë është 18 mijë e 247.

Sipas tabelës së siguruar nga Gazeta Sinjali, në Kosovë tani janë edhe 477 raste aktive me COVID-19.

Nga të gjitha komunat me raste pozitive të konfirmuara me koronavirus, e para për nga numri i të infektuarve prin Vushtrria, pastaj Prishtina, i cili pason me Prizrenin dhe në vendin e katërt Ferizajn.

Më poshtë gjeni statistikat për të gjitha komunat e Kosovës./Gazeta Sinjali/