Tre ministra të Qeverisë Hoti do të raportojnë sot në komisione parlamentare.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, do të ballafaqohen me të zgjedhurit e popullit gjatë ditës së sotme.
Ndërsa Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban takim me përfaqësuesit e Divizionit tё Skemave pёr Kategoritё e Luftёs
Kjo është agjenda e Kuvendit:
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban takim me përfaqësuesit e Divizionit tё Skemave pёr Kategoritё e Luftёs. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq raporton në komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi raporton në komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 13:00)
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami raporton në komisionin për Buxhet dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 14:00)./Gazeta Sinjali/