Tre fëmijë janë infektuar me koronavirus në Komunën e Malishevës.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, përcjell Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se në mesin e të prekurve nga koronavirusi në këtë komunë ka edhe fëmijë.
“Po nga 6 vjet deri në 76 vjeç. Ka fëmijë të moshës 6, 8 dhe 16 vjet”, ka thënë Begaj në Frontal të T7.
Ai më tej ka treguar se gjendja e pacientëve është e mirë.
Në Kosovë aktualisht numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 86, është shënuar një viktimë, teksa zyrtarisht raportohet se është shëruar edhe 1 person./Gazeta Sinjali/