image Tre doza vaksine për t’u futur në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugën në Morinë

Kosovë

Tre doza vaksine për t’u futur në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugën në Morinë

news image

Një numër i madh qytetarësh kanë tentuar që të bllokojnë rrugën në Morinë, për shkak të rregullave të rrepta anti-COVID që Kosova ka aplikuar së fundmi në kufij.

Protestuesit kërkojnë heqjen e masave kufizuese pasi tashmë për t’u futur në Kosovë duhen tre doza të vaksinës kundër COVID-19, ose dy doza dhe një test negativ PCR.

Në kufi duket një prezencë e shtuar e forcave policore të cilët tentojnë të negociojnë me qytetarët të cilët e kanë bllokuar rrugën.

“Herën e parë me një vaksinë, herën e dytë me dy, herën e tretë me tre. Ndërkohë që vaksina e tretë bëhet gjashtë muaj. Ka afat kohor 6 mujor”, shprehet për abcnews një qytetar i revoltuar.

Të shumta kanë qenë reagimet pasi Qeveria e Kosovës njoftoi masat e reja anti-COVID nga qytetarë, por edhe nga shtete fqinje si Maqedonia e Veriut e cila kërkoi rikthim të masave paraprake./GazetaSinjali/