image Tre burra rrahën një grua në Suharekë

Kosovë

Tre burra rrahën një grua në Suharekë

news image

Në qytetin e Suharekës tre persona janë bërë bashkë për ta rrahur një grua, njofton Policia e Kosovës.

Pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete të dyshuarit kanë rrahur një grua të cilës i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Dhuna ndaj viktimës ka ndodhur dje, ajo ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë arrestuar.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër e. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.