image Trazira në Ishujt Solomon, Australia dërgon policë dhe diplomatë për ndihmë

Botë

Trazira në Ishujt Solomon, Australia dërgon policë dhe diplomatë për ndihmë

news image

Shteti i Australisë është duke dërguar policë, trupa dhe diplomatë në Ishujt Solomon, pasi demonstruesit antiqeveritar kundërshtuan urdhrat e bllokimit dhe dolën në rrugë për të dytën ditë në protesta të dhunshme.

Kryeministri Scott Morrison, ka thënë se dislokimi do të përfshijë një detashment prej 23 oficerësh të policisë federale dhe 50 të tjerë për të ofruar siguri në vendet kritike të infrastrukturës, si dhe 43 trupa të forcave mbrojtëse, një varkë patrullimi dhe të paktën pesë diplomatë, shkruan Associated Press, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai thotë se ndihma vjen me kërkesë të homologut të tij të Ishujve Solomon, kryeministrit Manasseh Sogavare.

Sogavare shpalli një bllokim të mërkurën pasi rreth 1,000 njerëz u mblodhën në protestë në kryeqytetin Honiara duke kërkuar dorëheqjen e tij për një mori çështjesh të brendshme. 

Protestuesit shkelën ndërtesën e Parlamentit Kombëtar dhe dogjën çatinë e një ndërtese aty pranë, ka bërë të ditur qeveria Honiara./GazetaSinjali/