image Transportonte drogë për në Greqi, arrestohet 29-vjeçari shqiptar dhe sekuestrohen rreth 21 kg kanabis

Evropë

Transportonte drogë për në Greqi, arrestohet 29-vjeçari shqiptar dhe sekuestrohen rreth 21 kg kanabis

news image

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në kuadër të një operacionit të zhvilluar në Kozani nga policia kufitare e Kosturit. Si rezultat i operacionit janë sekuestruar mbi 20 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar.

Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 20 pako me 20 kg 900 gram marijuanë. U sekuestrua dhe 1 celular dhe 1 karte SIM.

Gjatë muajit nëntor në zonën e Greqisë Perëndimore, që përfshinë zonën Kostur, Kozani, Selanik janë evidentuar 6 raste ku janë kapur ne total rreth 175 kg marihuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria dhe ku janë arrestuar disa shtetas shqiptare.

/GazetaSinjali/