image Transporti i kundërligjshëm i druve shkakton rrahjen e dy zyrtarëve policorë në Podujevë, ja si ndodhi ngjarja

Siguri

Transporti i kundërligjshëm i druve shkakton rrahjen e dy zyrtarëve policorë në Podujevë, ja si ndodhi ngjarja

news image

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 14:30, dy persona në fshatin Peran të Podujevës penguan dy zyrtarë policorë në kryerjen e detyrave të tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se përveç pengimit të kryerjes së detyrave ndaj personave zyrtarë, të dyshuarit edhe i sulmuan zyrtarët policorë fizikisht.

Por si ndodhi rasti?

Njësiti policor gjatë një pritje kishte ndaluar një traktor me rimorkio të ngarkuar me dru. Por për sasinë e druve që kishte qenë duke i transportuar nuk kishte dokumentacion përkatës.

Kështu i dyshuari së bashku me traktor dhe masën drusorë është dërguar në ekonominë pyjore në fshatin Peran të Podujevës.

Zyrtarët policorë kanë sekuestruar 2.8 metër kub dru shkoze, por gjatë përfundimit të procedurave lidhur me rastin në atë vend kishte shkuar vëllai i të dyshuarit, i cili më pas i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë.

Pas sulmit fizik, të dyshuarit u arrestuan, ndërsa siç bëjnë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, asnjëri prej zyrtarëve policorë nuk pësoi lëndime trupore, si pasojë e sulmit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje dhe tjetri është liruar.

/Gazeta Sinjali/