image Trajtimi i infarktit akut në QKUK/ 83-vjeçares iu vendosen 3 stenta

Shëndetësi

Trajtimi i infarktit akut në QKUK/ 83-vjeçares iu vendosen 3 stenta

news image

Në Kardiologjinë Invazive në QKUK, vazhdimisht janë realizuar qindra ndërhyrje me sukses nga kardiologët e kësaj klinike. Një rast të tillë, ku është kryer me sukses një rast i vendosjes së tri stentave të një 83-vjeçare e ka publikuar në Facebook, kardiologu Jetmir Sejdiu.

Ai ka shkruar se pacientja ishte gjendje të njëjtë edhe para një viti kur e kishte realizuar koronarografinë.

“Kirurgët nuk e operojnë për shkak të moshës së shtyrë, rrezikut të lartë operator dhe vështirësisë se rikuperimit post operativ dhe ishte rekomanduar për trajtim konzervativ”, ka shkruar ai.

Sipas kardiologut, pacientja ka pasur prapë dhimbje gjoksi, gjendje klinike të rënduar dhe sipas tij, kanë vendosur që të ia bëjnë intervenimin me #stent, natyrisht sipas tij, me rrezik të lartë për intervenim, por një zgjidhje duhet të behej.

Ai ka thënë se pas dy ditësh pacientja është liruar nga spitali pasi që rezultati kishte qenë fantastik.

/GazetaSinjali/