image Trajneri shkupjan që kualifikon KF Drita tri herë radhazi në garat europiane

Futboll

Trajneri shkupjan që kualifikon KF Drita tri herë radhazi në garat europiane

news image

Trajneri shkupjan i KF “Drita” të Superligës së Kosovës, Ardian Nuhiu ka shënuar një tjetër rekord, kështu duke u bërë trajneri i vetëm që kualifikohet tri herë radhazi në gara europiane. Ai me këtë ka shkruar histori në futbollin e Kosovës.

“Falenderoj presidentët, udhëheqësit për besimin e dhënë. Është kërkuar që të sjellim stabilitet te skuadra, sepse fitoren në një ndeshje e shohim si sukses i përkohshëm. Është e rëndësishme që të ketë stabilitet skuadra në vazhdimësi. Gjithashtu mbështetja financiare e dy presidentëve ka qenë jashtëzakonisht e madhe, me qëllim për të vazhduar suksesin. Për një trajner është i rëndësishëm besimi i udhëheqësve, mbështetja e tifozëve dhe më e rëndësishmja futbollistët, duke vazhduar sukseset si në kampionatin vendor, por edhe atë ndërkombëtare.” – deklaron Nuhiu për Radio Star.

Kualifikimi tri herë radhazi sa e gëzon Nuhiun, por kjo e vë edhe para një përgjegjësie të madhe. Ai është në vazhdimësi të seminareve, me të vetmin qëllim për të shkuar sa më lartë në garat europiane.

Por sa e rëndësishme është eksperienca në garat ndërkombëtare?

“Realisht në ndeshja të tilla, eksperienca është shumë e rëndësishme. Gjithmonë është i rëndësishëm edhe shorti, të kemi fat – skuadra që mund të përballesh. Vitin e kaluar e dëshmuam se edhe me skuadra të forta kemi bërë paraqitje të mira.” – shton Nuhiu.

Ai shpreson që këtë vit të ketë suksese KF Drita më shumë se viti paraprak. Nuhiu falenderon tifozët për mbështetjen e vazhdueshme të klubit.

/GazetaSinjaliSporti/