image Trajneri që ia fitoi Milanit Scudeton mund të rikthehet tek ‘Rossonerët’

Futboll

Sport/ Trajneri që ia fitoi Milanit Scudeton mund të rikthehet tek ‘Rossonerët’

news image

Marco Giampaolo i ka ditët e numëruara në Milan. Vendin e tij pritet ta zë Massimiliano Allegri.

‘Rossonerët’ nuk po gëzojnë formë të mirë në këtë fillim sezon, duke marrë vetëm gjashtë pikë pas pesë ndeshjeve.

Mediet në Itali raportojnë se pronarët e tanishëm ‘Elliott Management Corporation’, janë në bisedime me investitor francez për të shitur skuadrën, dhe ky ndryshim në hierarki, mund të sillte lëvizje të mëdha te Milan.

Një marrëveshje për ndryshim pronarësh mund të arrihet deri në fund të këtij viti, dhe drejtuesit e ardhshëm e shohin Massimiliano Allegrin si njeriun që duhet ta zëvendësojë Marco Giampaolon.

Allegri edhe në të kaluarën ka drejtuar Milanin, duke fituar edhe tituj të Serie A.