Skuadra e Vushtrrisë realizoi fitore të madhe në udhëtim ndaj Ferizajt me rezultat minimal, 1:0.
Golin e fitores për Vushtrrinë, e realizoi braziliani Vinicius.
Trajneri italian i Vushtrrisë, Antonio Toma, tha se dëshiron të luajë lojë sulmuese te skuadra që e drejton.
“Në ndeshjen e parë skuadra ime bëri shumë gabime, duhet të punojmë për t’i përmirësuar ato. Ishte problem i madh që të përmirësoj ekipin në aspektin psikologjik, sepse ekipi nuk ishte në nivel në këtë aspekt”, deklaroi Toma para mediave pas ndeshjes.
Ai më tutje tha se dëshiron të luajë loë sulmuese si dhe përgëzoi ekipin që zhvilloi një lojë të mirë në pjesën e dytë./Gazeta Sinjali/