image Trajneri i Werderit tregon nëse Rashica do luaj të shtunën

Futboll

Trajneri i Werderit tregon nëse Rashica do luaj të shtunën

news image

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohefeldt, ka konfirmuar se Milot Rashica nuk do luajë as në fundjavë, transmeton Sinjali Sportiv.

Reprezentuesi i Kosovës u rikthye në stërvitje para dy ditëve, mirëpo nuk do jetë gati për ndeshjen ndaj Bayer Leverkusenit.

“Rashica është rikthyer në stërvitje, por nuk do të luaj këtë javë” – ka deklaruar Kohfeldt për mediet gjermane.

Ndryshe, Werder Bremeni ndaj Bayer Leverkusenit luan të shtunën në ora 15:30. Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 15-të në Bundesliga. /Sinjali Sportiv/.