Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në boks Zef Gjoni, tregoi se gjatë paradës së djeshme në Beograd, sportistët shqiptarë janë goditur me çakmakë nga tifozët serbë dhe nuk kanë munguar edhe brohoritjet.
Gjoni tha se në hotelin ku po qëndrojnë sportistet shqiptarë ka edhe prezencë të policisë, për të parandaluar ndonjë incident.
Ai shtoi se presidenti i boksit në Shqipëri ua thënë që të vijojnë të qëndrojnë në Beograd, shkruan Euronews Albania.
“Unë i kam thënë edhe kryeministrit shqiptar, mik të Vuçiç-it, i kam thënë kjo është gjendja. Nëse Kosova do të penalizohet, do ikim edhe ne, prandaj duhet të ndërhyjë”.
Ndërkohë, delegacionit përfaqësueses së Kosovës në boks, i është ndaluar hyrja në territorin e Serbisë.
Ata ishin nisur drejt Beogradit për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që zhvillohet nga 24 tetori deri më 6 nëntor.
Delegacioni i Kosovës u ndalua për shkak të fanellave me simbole shtetërore si dhe dokumenteve të Kosovës.
Federata Ndërkombëtare e Boksit deklaroi se Kosova duhet të trajtohet njësoj si të gjitha shtetet tjera./Gazeta Sinjali Sporti/