Milani do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të sezoneve të fundit, në atë që është ndeshja e fundit e kampionatit e sezonit 2021/22.
Kuqezinjtë do të përballen me Sassuolon si mysafir në xhiron e fundit të Scudettos, ku do të vendoset për fatin e tyre të Scudettos.
Milani ndodhen një pikë larg triumfit të Scudettos për herë të parë në 11 vite, dhe këtë mund ta arrijnë nëse dalin të pamposhtur ndaj skuadrës jeshile.
Tekniku i Sassuolos, Alessio Dionisi ka dhënë deklaratën e tij për këtë përballje ku ka deklaruar se ata nuk do t’i bëjnë nder askujt, teksa ka thënë se Milani e meriton titullin më shumë se të tjerët.
“Duhet të kufizohemi në të menduarit për veten tonë. Nuk do t’i bëjmë askujt asnjë nder dhe do të mendojmë të bëjmë më të mirën për ne. Ndeshja e së dielës do të jetë e fundit e një rrugëtimi të mirë që duam ta mbyllim mirë.
“Nëse më duhet të flas për Milanin atëherë sot them se ishte skuadra që meritonte më shumë se të tjerët. Renditja është e qartë: pas 37 ndeshjesh kush është përpara është me meritë aty. Ne do të ndeshemi të dielen: për ne do jetë stimuluese dhe e vështirë, shpresojmë se mund të jetë edhe për Milanin”, deklaroi Dionisi për Sky Sport.