image Trajneri i Prishtinës: Drita kundërshtar i fortë

Futboll

Trajneri i Prishtinës: Drita kundërshtar i fortë

news image

Ekipi bardhekaltër po vazhdon me fazën e përgatitjeve dimërore.

Prishtina pritet që më 19 janar të udhëtoj në Antalya të Turqisë dhe me gjasë të madhe atje do të zhvilloj edhe ndeshjen e Superkupës me Dritën.

Ndërkohë dje është mësuar edhe shorti i 1/8 së Kupës ku Prishtina do ta pres Dritën dhe për të gjitha këto zhvillime ka folur kryetrajneri, Zekirija Ramadani.

Shorti është i rëndë, por e mira është që luajmë vendas. Drita është kampion aktual, është kampion vjeshtor, kundërshtar i fortë dhe i respektuar, pra short i rëndë, por e mira është që luajmë si vendas, shumë më mirë se po të luanim në Gjilan”.

Janë dy gara të ndryshme dhe patjetër që fokusi kryesor në përballje me Dritën do të jetë për Kupë. Superkupa është ndeshje prestigji dhe mesiguri do të jetë ndeshja jonë e parë në fazën përgatitore. Normalisht do të provojmë të fitojmë trofeun, por përqendrimi maksimal i yni është ndeshja e Kupës më 10 shkurt, sepse kuptohet është garë që na sjell Evropën dhe aty do të jetë përkushtimi maksimal i yni”.

Ekipi është mirë, nuk kemi asnjë lëndim më të vogël dhe futbollistët janë duke e dhënë maksimumin në këto kushte që i kemi dhe në këto rrethana po provojmë të përgatisim ekipin sa më mirë që është e mundshme. Futbollistët janë duke treguar karakter në çdo seancë stërvitore, pa marrë parasysh se fusha është e mbuluar me borë dhe jam i bindur që do të jemi shumë më mirë se në stinorin vjeshtor”.

Më nuk do të lirojmë futbollistë dhe me gjasë nuk do të ketë as ardhje tjetër. Me gjithë disa kontakte, ne kemi thënë që çdo ardhje e re duhet të jetë të paktën i barabartë me cilësitë që posedojmë, ose më i mirë. Nëse nuk kanë cilësi, atëherë ne më nuk kemi nevojë për futbollistë vetëm sa për numër, thjesht na duhet cilësia”, deklaroi trajneri Zekirija Ramadani.

/Sinjali Sport/