image Trajneri i Moldavisë: “Kosova favorite për ta kaluar grupin”

Futboll

Futboll/ Trajneri i Moldavisë: “Kosova favorite për ta kaluar grupin”

news image

Trajneri i kombëtares së Moldavisë, Engin Firat e ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e tij do të jetë me një grup me Kosovën, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai beson se Kosova është favorit për ta fituar këtë grup dhe se kanë bërë punë të mirë në vitet e fundit.

“Nëse ka një skuadër favorite në grup, ajo është Kosova. Ata kanë lojtarë agresiv dhe mjaft të mirë, por kanë bërë edhe mirë në vitet e fundit“, u shprehë ai.

Firat u shprehë se shpreson që problemet mes Kosovës dhe Moldavisë të zgjidhen që të luhet ndeshja pas asnjë problem.

“Kurse, problemet mes shteteve, Moldavi – Kosova, shpresojë të zgjidhen dhe të luajmë pa probleme”, tha ai.

Vlen të cekim që Moldavia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës./Gazeta Sinjali/