image Trajneri i Barcelonës krahason Luis Suarezin me Lautaro Martinezin

Futboll

Sport/ Trajneri i Barcelonës krahason Luis Suarezin me Lautaro Martinezin

news image

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur për Lautaro Martinezin, para ndeshjes Interit dhe Barcelonës që pritet të luhet sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Valverde ka thënë se Lautaro Martinez është një futbollist i mrekullueshme, përderisa ylli i skuadrës së Interit po vazhdon të përflitet për një transferim te kampionia në fuqi e La Ligës.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe po e kalon një sezon të mrekullueshëm. Është i shpejtë dhe i fuqishëm”.

“Ai e shënoi një gol të mrekullueshëm në ndeshjen e parë në Camp Nou. E di që ai ndihet rehat me Romelu Lukakun, ata e kanë gjetur mekanizmin e duhur për ta ndihmuar Interin”.

“Ndërsa sa i përket ngjashmërive mes Lautaros dhe Luis Suarezit… ata janë pak ndryshe, por që të dy janë golashënues të lindur. Por, Interi ka shumë lojtarë të mirë – Lautaro, Lukaku, Milan Skriniar…”

Gjatë muajve të fundit Martinez është përfolur si zëvendësues i Luis Suarez, tek Barcelona, por gjithçka mbetet e shkruar vetëm nga mediat.

Martinez i ka shënuar 13 gola në të gjitha garat këtë sezon, përfshirë këtu një gol të shënuar si mysafire kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve më 2 tetor./Gazeta Sinjali/