image Trajneri i Anglisë me fjalë të mira për Kosovën

Kosovë

Futboll/ Trajneri i Anglisë me fjalë të mira për Kosovën

news image

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate e ka lavdëruar Kombëtaren e Kosovës për paraqitjet e deritanishme.

Kosova dhe Anglia garojnë në në kuadër të Grupit A kualifikuese për EURO 2020 dhe të dy kombëtaret mbajnë pozitat e para në grup.

Të martën në stadiumin e Southamptonit, Kosova do ta vizitojë Anglinë për ndeshjen e radhës në kuadër të këtij grupi dhe Southgate ka thënë se kjo ndeshje është kryesorja në grup.

“Ndeshja me Kosovën është kryesorja në grup, sipas meje. Jam shumë i impresionuar me Kosovën. Janë një ekip i organizuar mirë, me lojtarë të mirë. E kanë pasionin e një kombëtareje të krijuar së fundi. Rezultati i tyre sot nuk më ka befasuar aspak. I kam parë që luajnë mirë edhe në ndeshjet paraprake. Me ta duhet të luajmë më mirë se që luajtëm sot me Bullgarinë. Do të jetë një test i mirë për ne, të martën”, është shprehur Southgate.

Anglia e edhe Kosova sot shënuan fitore. Anglia e mposhti Bullgarinë me rezultat 4:0 në “Wembley”, ndërsa Kosova e mposhti Republikën Çeke me rezultat 2:1 në “Fadil Vokrri”.