image Trajkoviq thotë se SHBA-ja nuk e fton askënd në Washington pa u pranuar marrëveshja

Rajon

Trajkoviq thotë se SHBA-ja nuk e fton askënd në Washington pa u pranuar marrëveshja

news image

Politikania serbe Rada Trajkoviq, tha se SHBA-ja nuk e fton askënd në Washington për t’u takuar pa pranuar paraprakisht marrëveshjen.

Ajo foli për takimin e thirrur në Washnigton më 27 qershor, mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë, ku sipas saj ka shumë gjëra që po fshihen e nuk po tregohen për këtë takim.

E pyetur nëse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e kanë pranuar marrëveshjen, Trajkoviq tha se “SHBA-ja nuk pranon të ftojë dikë që nuk e ka pranuar atë (marrëveshjen)”.

Ndërkohë ka thënë se Serbia është kthyer në “tavolinë suedeze”, kurse presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq në “kamerier që merr bakshish”.

Ajo në një emision në televizionin N1, tha se Vuçiq nga çdo marrëveshje merr diçka për vete.

“Nga secila marrëveshje ai merr diçka për vete. A është ky një tentim që përmes Amerikës të mbetët në pushtet në mënyrë që të mos japë llogari për ato që ka bërë”, ka thënë Trajkoviq të martën, përcjell Beta.rs.

Ajo ka thënë se duhet gjetur një mënyrë që pushtetit dëmtues t’i merret legjitimiteti dhe se çdo qytetar i përgjegjshëm i Serbisë nuk duhet të dalë në zgjedhjet parlamentare të kësaj fundjave./ Gazeta Sinjali/