image Trajkoviq: Serbët që punojnë në Policinë e Kosovës nuk janë më pak serbë se vëllezërit e tyre në veri

Politikë

Trajkoviq: Serbët që punojnë në Policinë e Kosovës nuk janë më pak serbë se vëllezërit e tyre në veri

news image

Rada Trajkoviq që është këshilltare e ministrit Nenad Rashiq, ka folur për kërcënimet që po u bëhen serbëve që janë rekrutuar në Policinë e Kosovës.

Ajo ka thënë se refuzimi i pranimit nga serbët e veriut të policëve serbë nga pjesët e tjera të Kosovës, po e forcojnë argumentin se komunitetet nuk e përkrahin sundimin e ligjit.

Në një shkrim në Twitter, Trajkoqviq ka thënë se “serbët që punojnë në policinë e Kosovës nuk janë më pak serbë se vëllezërit e tyre në veri”.

“Veriu duhet të ketë një forcë policore që pasqyron përbërjen etnike të komunitetit shumicë në mënyrë që të zbatohet ligji në mënyrë efektive. Serbët që punojnë në policinë e Kosovës nuk janë më pak serbë se vëllezërit e tyre në veri dhe ata duhet të pranohen si vëllezër. Nëse veriu mund të toleronte për vite me radhë njerëzit e tij të fuqishëm vendas që persekutonin disidentët në mënyrë të papërgjegjshme (dhe deri në shfarosje), çfarë i shqetëson ata tek këta djem.” – ka shkruar ajo.

“Serbët në veri duhet të marrin një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tyre: duan të ndërtojnë jetë normale për veten e tyre në Kosovë apo vazhdojnë të ndjekin ata që i sollën në këtë situatë? Ata aktualisht kanë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar dhe është e rëndësishme që më në fund ta përdorin këtë vëmendje me mençuri dhe korrektësi.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kujtojmë se kërcënimet ndaj policëve të rinj serb në veri, janë kundërshtuar e dënuar edhe nga udhëheqësit e vendit në Kosovë.

/GazetaSinjali/