image Trajkoviq: Serbët në Kosovë duhet të çlirohen nga kriminelët

Politikë

Trajkoviq: Serbët në Kosovë duhet të çlirohen nga kriminelët

news image

Politikania serbe Rada Trajkoviq, i ka thënë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se kot tenton ta trembë.

Trajkoviq ka thënë se ajo është në anën e duhur dhe se serbët në Kosovë duhet t’i heqin qafe kriminelët.

“Më kot po përpiqesh të më trembësh Aleksandar Vuçiq. Më kot analistët e tu në Pink çdo ditë tentojnë të më portretizojnë para gjithë kombit. Më kot ju zgjoni edhe ‘të fjeturit’ brenda opozitës në përpjekje për të më diskredituar. Unë jam në anën e duhur. Serbët në Kosovë duhet të çlirohen nga kriminelët!”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

Trajkoviq së fundi është emëruar këshilltare e ministrit të ri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.

/GazetaSinjali/